Tirane shembet shtesa e nje pallati
Në Tiranë Inspektoriati i Ndertimit prishi nje shtese pallati. I zoti kishte guxuar te niste ndertimin ne afersi te qendres së kryeqytetit me shpresen se akti i tij nuk do te vihej re në atmosferën e fushatës zgjedhore. Ne vijim ndjekim materialin qe sjell detaje nga nderhyrja dhe prishja e ketij ndertimi pa leje.
Habi e madhe. Nje ndertim i paligjshem ne hyrrje te rruges se Durresit, nje prej rrugeve me te vjetra te Tiranes.
Ne vitet qe kaluan jane bere shume te tilla ne periferi dhe i kane shpetuar me sukses vëmendjes. Sot ata i gezojne banesat e tyre. Te tjere ne lagje te ndryshme ne keto dy muaj po mundohen te sfidojnë shtetin.
Ndoshta kjo, apo perqendrimi i zbatuesve te ligjit tek fushata zgjedhore, i shtuan besimin atij se do te dilte fitimtar.
Por ne oret e pasdites te se martës ai qe çmendurisht guxoi pa qe gjithçka u shemb.