E Shtunë, 31 Tetor 2026

France kundershtohen martesat gay

Martesave e personave te te njejtit seks ne France sa vjen dhe behet nje teme e nxehte ne radhet e organizatave fetare . Pas Kristianëve Katolikë, Orthodoksë, Protestantë dhe myslimanëve, ka dalë kundër edhe bota hebraike.

Inati i sinagogave ndaj projektit mbi ligjin të sponsorizuar nga Presidenti i Francës, Fransua Holland është treguar në vecanti edhe në një letër të hapur nga rabini i madh i Francës, Gilles Bernheim.

Pak ditë më parë u bë e ditur se në Francë, në të gjithë dokumentet ligjore, përfshirë dhe certifikatat e lindjes, përcaktimet “nënë dhe baba” do të zëvendësohen me prind një dhe prind dy. Ky ishte propozimi i qeverisë socialiste të Fransua Holland. Një masë kjo që bën pjesë në një projekt më të gjerë, i cili do të legalizojë martesat mes homoseksualëve dhe do t'u japë të drejtën cifteve gay që të adoptojnë fëmijë.
Propozimi i qeverisë indinjoi kishën dhe një pjesë të francezëve, sipas të cilëve një masë e tillë duhet të konsultohet me popullin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›