E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama dhe Romney akuza ndaj njeri-tjetrin ne Nju Jork

Presidenti amerikan Barak Obama dhe republikani i tij Mitt Romney janë përballur sërish së bashku në një aktivitet me fonde bamirësie. 
Në aktivitetin e organizuar nga Kryedioqeza katolike e Nju Jorkut, Obama tha se performanca e tij tek debati i parë, e cila u cilësua si e humbur ka qenë një pushim për t’u përgatitur për debatin e dytë. Nuk kanë munguar sulmet mes dy kandidatëve .

Republikani Mit Romney ka ironizuar besimin e tij mormon duke thënë se ai kishte përgatitur debatet për të mos pirë alkool në 65 vjet .

Në darkën e udhëhequr nga kardinali Timothy Dolan, kryetar i Konferencës së Peshkopëve katolike amerikane, e cila është përleshur me administratën e presidentit mbi dispozitat e kontracepsionit në ligjin e kujdesit shëndetësor të Obamës.

Më herët presidenti amerikan Barak Obama ishte i ftuar tek Daili Shoë te John Jon Steëart.Ai tha se SHBA do të "rregullojnë" sigurinë jashtë vendit pas sulmit vdekjeprurës Libi.

Sondazhet me të fundit tregojnë një epërsi të lehtë të republikanit Romney . Fushata e tij në Karolinën e Veriut ka qenë aq e suksesshme sa analistët mendojnë për një fitore të mundshme të tijën .
Ndërkohë që tjetër vend i rëndësishëm është dhe Nju Hampshire është një vend i vogël në shtetin e Nju England. Për arsye demografike pesha elektorale e tij është vetëm 4 vota nga super zgjedhësit. Pavarësisht kësaj në një garë presidenciale kaq të paqartë sa ajo e këtij viti edhe kjo pjesë e vogël e votave mund të jetë decizive.
Në fakt nëse Barack Obama do të konfirmojë avantazhin e tij në Ohajo, Romney do të jetë i detyruar të mbledhë më tepër vota në shtetet e lëkundura.
Dhe nga këta më i pavendosuri është pikërisht Nju Hampshire, që merr vetëvetiu një peshë më të madhe nga cfarë mund të konsiderohet.
Gara mes dy kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë sa vjen dhe bëhet më decizive kur kanë mbetur më pak se tre javë nga zgjedhjet presidenciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›