E Diel, 1 Nëntor 2026

France lirohet gruaja qe vrau 8 femijet e saj

Gruaja franceze, Dominique Cottrez, që pranoi në vitin 2010 vrasjen e tetë prej fëmijëve të saj të sapolindur, u la e lirë nga një gjykatë me kusht që të vazhdojë të mbikqyret.
Ajo u lirua nga gjykata e apelit të qytetit verior të Duasë, pranë qytetit verior të Lilës, me kusht që të vazhdonte të merrte ndihmë psikologjike.
Cottrez mbahej e burgosur që prej korrikut të dy viteve më parë, kur në oborrin e shtëpisë së prindërve të saj u gjetën mbetjet e tetë foshnjeve.
Lirimi i nënës vrasëse është bërë mbi baza ende të paqarta, ndonëse dyshohet se në fund ajo u gjykua e paaftë mendërisht për të kuptuar krimet e saj.
Në mënyrë të habitshme, bashkëshorti i saj nuk kishte mësuar asgjë për mbyetjen e foshnjeve menjëherë pas lindjes ndërmjet viteve1989-2006, pasi gruaja në të 40-tat arrinte të fshihte shtatzaninë nëpërmjet obezitetit të saj.
Cottrez, në gjykimin e saj të parë parë u justifikua për vrasjet duke thënë se ishte përdhunuar sistematikisht nga babai i saj dhe se fëmijët ishin pasardhës të incestit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›