Londer protestat e fqinjeve te Lojerave Olimpike

Një mijë londinezë po përjetojnë një olimpiadë shumë të veçantë: me një bateri raketash mbi çatinë e shtëpisë. Armë me reze të shkurtër për mbrojtjen ajrore janë vendosur që në mes të muajit korrik në 6 zona strategjike përreth parkut olimpik, që do të thotë në katër parqe dhe në dy pallate. Vendosjet e raketave tokë ajër në zona me civilë në Britaninë e madhe nuk ndodhte që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe tashmë për Lojërat Olimpike, shënohet një precedent absolut. Zonat e përzgjedhura për vendosjen e raketave janë kaq të njohura, sa banorët shprehen se nuk ka ditë që mos të vijë ndonjë turist nga stadiumi Olimpik për të parë zonën. Humori i rezidentëve të këtyre zonave që janë kthyer në fortesa është I ndryshëm. Ka nga ata që ankohen nga kriza paniku sa herë që në qiell dëgjohet të fluturojë një avion. Por ka dhe nga ata që mendojnë se është më mirë të jesh i përgatitur për më të keqen. Një rezident i zonës ku është vendosur dhe një nga mbajtëset e raketave tokë ajër, tregon se tani që raketat ndodhen në tarracën e pallatit të tij, mund të jenë kthyer në një objektiv të qartë për sulmet terroriste. Por për një gjë janë të gjitha dakord, me shpresën që lojërat Olimpike të mbarojnë sa më shpejt. Por për sa i përket anës emocionale, rezidentët e lagjes “Bou” shprehen se me raketat mbi kokat e tyre, po i ndjekin vërtet me shumë ankth lojërat olimpike.