E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, ministri i kulturës akuzohet për marrëdhënie homoseksuale me pagesë

Ministri francez i Kulturës, Frederic Mitterrand është përballur ditën e mërkurë me thirrjet për dorëheqje në lidhje me autobiografinë e tij e cila është botuar në vitin 2005. Në këtë libër Miterrand pohonte se kishte ai kishte pasur udhëtime, gjatë të cilave paguante djem për të patur marrëdhënie seksuale me ta.
Rrëfimet e publikuara në librin e tij "Jeta e Keqe" janë kthyer për të përndjekur Mitterrandin që nga momenti kur ai nisi të mbronte regjisorin Roman Polanski. Polanski po përballet me mundësinë e ekstradimit nga burgu i Zvicrës drejt SHBA-së pasi akuzohet se ka patur marrëdhënie seksuale me një vajzë 13-vjeçare në vitin 1977.
Politikanët të të gjitha ngjyrave kanë kritikuar Mitterrandin për sulmin e tij të ashpër kundër SHBA-së.
Ekstremi i djathtë Fronti Kombëtar i ka nxitur më tej replikat duke risjellë në kujtesë fragmente të librit autobiografik të Mitterrandit, që kanë shkaktuar habi në të gjithë Francën.
"Kisha një mani që paguaja për të kaluar kohë me djem të rinj,"- shkruante Mitterrand në librin e tij, ku shtonte se kjo tërheqje që kishte kundrejt meshkujve të rinj në moshë që prostituonin, vazhdonte megjithëse ai i dinte të gjitha hollësitë e pista të këtij trafiku.
"Gjithë këto rituale të tregut të qënieve njerëzore të reja në moshë, tregu i skllavërimit njerëzor më eksitonte së tepërmi, shumëllojshmpëria e djemve shumë tërheqës dhe të gatshëm për shoqëri më shtynte në një gjendje dëshire,"- rrëfente Miterrand në librin e tij autobiografik.
Kryetarja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen deklaroi se Mitterrand duhej të largohej për të rivendosur në vend integritetin moral të Francës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›