Hiqen pengesat ligjore për hetimin e Berluskonit
Pesëmbëdhjetë gjykatësit vlerësuan se ishte i nevojshëm një ligj kushtetues dhe jo një ligj i zakonshëm për t'u dhënë imunitet penal katër funksionarëve të lartë të shtetit italian, ndër të cilët edhe kryeministri. Ata vlerësuan gjithashtu se ligji “Lodo Alfano”, sipas emrit të ministrit të Drejtësisë që e paraqiti në korrik 2008, shkelte parimin kushtetues të barazisë së qytetarëve para ligjit. Ky vendim ka si efekt të menjëhershëm rifillimin e dy proceseve kundër Silvio Berluskonit: Një për korruptim dëshmitari (çështja Mills) dhe tjetri për mbifaturime të të drejtave të emisioneve televizive nga grupi Mediaset, që është pronë e tij.
Reagimi, Berluskoni: Gjykata Kushtetuese vegël e së Majtës
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni i cili paralajmëroi sot se do të qëndronte në pushtet, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i hoqi imunitetin nga hetimi duke i hapur rrugën proceseve gjyqësore kundër tij.
''Kjo gjykatë është një organ politik, i dominuar nga e majta'', deklaroi Berluskoni.
Ndërsa zëdhënësi i tij, Bonaiuti deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese italiane për heqjen e imunitetit të shefit të qeverisë ishte i motivuar politikisht. ''Ky është një vendim i motivuar politikisht dhe qeveria do të vazhdojë të drejtojë vendin, ashtu siç ka bërë që nga prilli i 2008-s dhe ashtu siç është vullneti i votuesve italianë'',.
Verdikti nga Gjykata Kushtetuese mund të rihapë proceset gjyqësore kundër tij si edhe të rrezikojë qeverinë 17-mujore italiane të qendrës së djathtë.