E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, miratohet ligji për ndalimin e burkës

Projektligji u miratua me 335 vota dhe një kundër ndërsa në votim mungoi opozita, e cila dhe ajo nga ana e saj e ka kundërshtuar burkën.

Ministrja franceze e Drejtësisë, Mishel Aliot Mari, duke e cilësuar si tepër të suksesshëm miratimin e këtij ligji,
theksoi se ''ky është sukses për Republikën dhe vlerat e saj, vlerat e lirisë, të cilat duhen mbrojtur nga cilido që synon t'i fyejë individët dhe vlerat e barazisë mes burrave dhe grave''.

Në Francë jetojnë rreth pesë milionë myslimanë dhe në bazë të statistikave,rezulton se 2 000 myslimane përdorin burkën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›