E Shtunë, 31 Tetor 2026

France miratohet reforma e pensioneve

Dhoma e ulet e Parlamentit francez ka kaluar reformen e diskutueshme te pensioneve qe do te ngreje moshen e daljes ne pension nga 60 ne 62 vjec deri ne vitin 2018.

Reforma qe eshte kundershtuar ashper nga e majta kaloi me 329 vota pro ndaj 233 kunder ne Asamblene Kombetare pas nje sesioni parlamentar te stuhishem.

Tani ajo do te kaloje ne Senat lideret e te cilit kane deklaruar se do te organizojne protesta masive kur reforma te mberrije.

Reforma e pensioneve ka qene nje ceshtje kyce ne politiken e presidentit Sarkozy. Ajo synon te reduktoje kostot e pensionit ne France ne menyre qe te sjelle renien e borxhit publik.

Ne momentin e votimit jashte selise se Parlamentit ne Paris ishin mbledhur shume qytetare qe protestonin kunder reformes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›