E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni PDSH-BDI replika per lustracionin

Partite shqiptare ne Maqedoni PDSH dhe BDI jane perplasur sot lidhur me procesin e lustracionit pas publikimit te lajmeve se nje deputet i partise se Ali Ahmetit ka qene bashkepunetor i ish-sherbimeve sekrete jugosllave.

Zedhenesi i PDSH-se Luan Tresi ka refuzuar te publikoje emrin e deputetit ne fjale por ka deklaruar se do ti lihet kohe dhe mundesi komisionit per te verifikuar te gjitha dosjet.

Nese komisioni nuk e ben kete atehere ne do te ngreme padi ndaj anetareve te tij dhe do te bejme publik emrin e deputetit te BDI-se ka deklaruar Tresi.

Por nga ana tjeter ka reaguar BDI e cila ka denuar akuzat e bera nga partia e Menduh Thacit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›