Itali fati i keq i kosovarit
Kishte ardhur ne Itali ne mes te muajit gusht te ketij viti per te gjetur pune kosovari Fatmir Berisha i cili aktualisht ndodhet i shtruar ne reanimacionin e spitalit te Sulmones ne Abruzzo. Vetem dhjete dite pas mberritjes ne Itali 22-vjecari nga Prizreni kishte patur probleme te renda shendeti aq sa per pak dite nuk eshte me ne gjendje te levize.
Deshira e tij me e madhe tani eshte te perqafoje serish prindet deshire qe ka hasur veshtiresi burokratike dhe ekonomike. Per te transportuar Fatmirin ne gjendjen qe ndodhet duhen 17 mije auro per avionin. Ndersa sipas disa mediave lokale ka patur veshtiresi per prindet e kosovarit qe te marrin viza ne konsullaten italiane.
Shpresa e vetme eshte qe familja e te riut ose administrata e qytetit te Sulmones te arrije te mbledhe shumen e nevojshme per ti dhene mundesi Fatmirit qe te takoje serish te afermit e tij.