E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton ndermjeteson takimin izraelito-palestinez


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton do te ndermjetesoje bisedimet e drejtperdrejta izrealito-palestineze ne Jeruzalem. Takimi i sotem vjen pas atij te mbajtur nje dite me pare ne Egjipt mes kryeministrit izraelit Netanjahau presidentit te Autoritetit Palestinez Benjamin Netanjahu me ndermjetesimin e SHBA-se.
I derguari amerikan per Lindjen e Mesme Xhorxh Micell i cili ishte i pranishem ne bisedimet e se martes tha se udheheqesit palestineze e izraelite kane filluar bisedimet per ceshtjet themelore. Bisedimet e drejteperdrejta mes udheheqesve izraelite dhe palestineze vazhdojne ne Jeruzalem pas nje takimi te realizuar ne Egjipt. Shtetet e Bashkuara qe kane ndermjetesuar bisedimet delikate thone se eshte arritur nje fare perparimi. Qellimi i bisedimeve eshte qe te trajtojne ceshtjet kryesore te konfliktit perfshire perplasjen qe ka te beje me vendbanimet hebreje ne Bregun Perendimor. Bisedimet rifilluan ne Uashington dy jave me pare pas nje nderprerjeje prej 20 muajsh. Gjithesesi analistet vleresojne se vete fakti qe po vazhdojne bisedimet sugjeron se ato jane duke arritur me shume sesa kishin parashikuar skeptiket. Duke folur pas rifillimit te bisedimeve ne Egjipt i derguari amerikan George Mitchell tha se udheheqesit kishin perseritur synimin e tyre qe ti qaseshin negociatave me vullnet te mire. Presidenti Abbas dhe kryeministri Netanyahu vazhdojne te pajtohen se keto negociata qe kane si qellim zgjidhjen e te gjitha ceshtjeve thelbesore mund te perfundojne brenda nje viti tha zoti Mitchell.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›