Zvicer te shtena ne nje fabrike numri i viktimave arrin ne pese

Ka shkuar në pesë numri i viktimave në fabrikën ën Zvicër, mes të cilëve dhe agresori që hapi zjarr. Ndërkohë që shtatë persona janë plagosur dhe janë në gjendje kritike për jetën. Ngjarja ka ndodhur në prët e paradites në një fabrikë në qendër të Zvicrës. Gjithësesi të dhënat e policisë flasin vetëm për tre viktima, ndërsa mediat vendase këmbëngulin se numri është pesë duke u bazuar në fjalën e dëshmitarëve okularë. Sipas rindërtimti të parë të ngjarjes, agresori ka hapur zjarr në mensën e fabrikës, në pronësi të një firme austriake për prodhimin e lëndëve të drurit. Në fabrikë punojnë më shumë se 100 persona. Zona ëshët rrethuar ndërsa të plagosurit janë transferuar me helikopter. Incidenti vjen pas tragjedisë së 2 janarit të kaluar, kur nëj person me probleme psiqike dhe i droguar vrau tre gra dhe plagosi dy persona të tjerë në Dailon. Zvicra është vendi i tretë në botë për numrin e personave që mbajën armë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Jemenit.