Francë, nisin hetimet për përmbytjen e anijes në Itali

Prokurorët e Francës e kanë filluar hetimin lidhur me përmbytjen e anijes së udhëtarëve “Costa Concordia” në Itali.
Zyra e prokurorit të Parisit vendosi që hetuesit të mbledhin të gjitha ankesat e bëra nga viktimat franceze të përplasjes së anijes.
Të mbijetuarit nga ky incident do të merren në pyetje për “të përcaktuar rrethanat e fundosjes së anijes dhe kushtet e evakuimit dhe të shpëtimit”.
Në Gjermani, 19 udhëtarë tashmë e kanë filluar aksionin juridik kundër kapitenit të anijes, Françesko Sçetino, të cilin ata e akuzojnë për neglizhencë, duke shkaktuar dëmtime trupore.
Në anijen Kosta Konkordia ndodheshin rreth 4200 udhëtarë, kur ajo u përmbys në vendin Tuskani, më 13 janar të këtij viti.
Nga fundosja e saj është konfirmuar vdekja e 17 personave, ndërsa 15 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur.