E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, një bombë shpërthen para Ambasadës Indoneziane

PARIS - Një bombë artizanale shpërtheu sot para Ambasadës së Indonezisë në Paris, pa shkaktuar të plagosur, por dëme të mëdha materiale.

''Sipas elementëve të para të hetimit, dëshmitarët kanë parë tre persona që vendosën një çantë pranë ndërtesës që ndodhej në lagjen XVI në Paris'', - theksuan burime policore.

Më pas policët kanë parë një person që po kërkonte në koshin e plehrave dhe se kishte gjetur një çantë të vendosur në dritaren e Ambasadës.

''Pas zbulimit të çantës së dyshimtë ai ka parë se bëhej fjalë për një bombë artizanale dhe e ka hedhur çantën duke i kërkuar ndihmë pollicisë'',- theksuan burime të afërta të hetimit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›