E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitt Romney fiton zgjedhjet paraprake edhe në Illinois

SHBA - Kandidati kryesor republikan për president Mitt Romney ka arritur një fitore të bindshme në zgjedhjet paraprake të shtetit Illinois.

Agjencitë amerikane të lajmeve thonë se Romney fitoi rreth 55 përqind të votave, ndërkohë që kundërshtari i tij kryesor Rick Santorum mori 30 përqind. Dy kandidatët e tjerë republikan, Ron Paul dhe Neët Gingrich ndodhen shumë mbrapa, raporton VOA.

Me fitoren e mbrëmshme, Romney mori edhe 54 delegatë të tjerë. Një kandidat ka nevojë për 1,144 delegatë për të siguruar emërimin e partisë dhe fituar të drejtën për tu përballur me presidentin demokrat Barack Obama në zgjedhjet e nëntorit.

Në fjalimin e fitores, Mitt Romney tha se tre vite të presidentit Obama në detyrë kanë sjellë për amerikanët më pak vende pune, ulje të rrogave, rënie drastike të të ardhurave dhe rritje historike të çmimit të gazit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›