Greqia, në punët e fundit legjislative përpara zgjedhjeve
ATHINE - 29 prilli dhe 6 maji, janë datat e vetme që janë në tryezë dhe që diskutohen për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Greqi.
Data e saktë e zhvillimit të zgjedhjeve do të vendoset kur të përmbushet puna legjislative.
Puna legjislative që i mbetet për kryer parlamentit aktual dhe që ka të bëjë me implementimin e memorandumit të ri të nënshkruar me Trojkën, ishte në qendër të bisedimeve të djeshme të kryeministrit Lukas Papadhimos, me liderin e Demokracisë së re Antonis Samaras. Kryeministri Lukas Papadhimos pritet të takohet ditët e ardhshme edhe me liderët e tjerë të partive parlamentare.
Ndërkaq Parlamenti grek miratoi me maxhorancë të zgjeruar mbrëmë, marrëveshjen për kredinë e re akorduar Greqisë, me vlerë 130 miliardë euro. Nga 292 deputetë të pranishëm, në favor të marrëveshjes votuan 213 deputetë, ndërsa kundër 79. Projektligji u votua masivisht nga deputetët e PASOK dhe Demokracisë së Re. Votuan “pro” edhe disa prej deputetëve të forcave politike të sipërpërmendura, që një muaj e gjysmë më parë kishin votuar kundër programit të ri ekonomik. Pro marrëveshjes votuan edhe deputetë që i janë bashkuar partisë Aleanca Demokratike të ish ministres së jashtme Dora Bakojanis.
Së fundi, Filipos Shahinidis do të jetë zëvendësuesi i Evangelos Venizelos, në krye të ministrisë financave. Betimi i ministrit të ri do të kryhet sot.