E Shtunë, 31 Tetor 2026

"France, nuk mund te presim me per te shenuar"

Kombetarja franceze nuk i ka mire punet me shtypin e vendit te saj, pas barazimit kunder Rumanise, nje barazim, qe, me shume sesa nje pike e fituar, do te mbahet mend gjate per menyren se si u arrit. Nje skuader e cila vuan per te shenuar, nje skuader e cila nuk merr persiper fatet e ndeshjes, nuk mund te pretendoje te triumfoje ne nje kampionat evropian. Mediet franceze jane treguar te pameshirshme me trajnerin Domenek dhe me paaftesine e skuadres per t'i shenuar gol skuadres me te dobet ne grup. "Nese nuk i shenojme Rumanise, kunder kujt do te shenojme", ka qene mesazhi i pergjithshem nga editorialet e gazetave me te medha transalpine. Por, nuk kane munguar as krahasimet me ekipet e tjera si dhe as kambanat e alarmit te nje skuadre qe nuk di te shenoje. Repartet e tjera nuk jane kritikuar aq shume sa reparti i sulmit, si dhe jane kthyer ne mode kritikat ndaj vendimit te Domenek per te mos grumbulluar David Trezegene. Lojtaret e ekipit te Frances jane ashtu si tifozet e tyre, gjithmone optimiste, duke u perqendruar tek e ardhmja dhe jo tek e shkuara. Sipas talentit Samir Nasri, i cili u aktivizua ne pjesen e dyte ne barazimin ndaj Rumanise, asgje nuk eshte shqetesuese. "Perballe patem nje ekip te bllokuar ne mbrojtje, qe nuk na fali asnje mundesi dhe nuk patem shume fat. Uroj qe per ndeshjet e tjera te kemi edhe pak fat", deklaroi mesfushori i ekipit te Marsejes. Ndersa per portierin Gregori Kupe, ndeshja duhet pare edhe si zhgenjim, edhe si sukses: "Ishte zhgenjim qe nuk shenuam, por jemi edhe te kenaqur qe nuk pesuam. Perballe nje ekipi qe luajti i gjithi ne fushen e tij, qe bente vetem pasime te shkurtra, duhet te benim kujdes, u shpreh portieri. Nikulae eshte nje sulmues shume i levizshem dhe shume i shkathet, qe mezi pret nje hapesire te vogel per te shenuar. Nuk beme ndonje gabim dhe duhet te kenaqemi me barazimin, por tani duhet te mendojme vetem per ndeshjet e ardhshme, ne menyre qe te mos bejme hapa false", tha portieri i ekipit te Lionit. Ndersa mbrojtesi i Arsenalit, Ulliam Galas, deklaroi: "Ne sigurisht qe synojme te renditemi te paret e grupit. Jemi munduar te japim me te miren tone. Ne ndeshjen ndaj Rumanise nuk humbem dhe per mua kjo ka rendesi. Ne dy ndeshjet e tjera do kemi perballe dy kundershtare mjaft te forte, sidomos ne repartin ofensiv. Gjithsesi, ne jemi te gatshem per te arritur fitoren ne dy ndeshjet e ardhshmen. Personalisht nuk kam asnje dyshim per kete. Ne u futem ne fushe per te fituar, por nuk patem fat".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›