E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Giffoni Albania" mberrin ne Lezhe

Femijet e qytetit te Lezhes ndoqen dje pese filmat e edicionit te katert te Festivalit te Filmit per femije "Giffoni Albania". Nje aktivitet i cili, sipas drejtorit ekzekutiv te ketij festivali, Namik Ajazi, "ka ngjallur interes te femijet lezhjane, te cilet jane bere pjese aktive e diskutimeve per filmat e shfaqur". "Qellimi yne eshte afrimi i femijeve dhe adoleshenteve me kinemane", theksoi Ajazi, duke shtuar se "shpresojme qe formati "Giffoni Albania" te jete ne nje te ardhme edhe qendra e Ballkanit". Ne jurine nderkombetare te ketij aktiviteti tradicional marrin pjese te pakten 120 femije, te cilet do te marrin pjese ne vleresimin e edicionit te 38-te gjate muajit korrik ne Itali. Ne "Giffoni Albania 2008", jane perfshire 5 filmat me te mire per femije te moshes mbi 12-vjecare, si, "Miq per jete", "Magjistarja e vogel", "Misa e Ujqerve", "Efekte te rrezikshme" dhe "Ndihme, u bera djale".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›