Kristiano Ronaldo pret bileten e cerekfinales per Portugaline
Ishte ndeshja qe do te ndante shapin nga sheqeri mes Portugalise dhe Cekise. Skuadra fituese kalonte direkt per ne cerekfinale, madje siguronte dhe vendin e pare ne grup, ndersa ekipi humbes do te ishte i detyruar ta spostonte kualifikimin per kater dite me vone, gjithnje nese do te arrinte te kualifikohej. Skolari nuk kishte ndryshuar shume nga skuadra qe bindi me Turqine, ndersa te Cekia, Barosh u hodh nga minuta e pare, per t'i dhene me shume force goditese lojes sulmuese te skuadres se Bruknerit. Megjithate, do te jene portugezet, ata qe do te shenojne te paret, dhe shpejt madje. Ne minuten e tete te pjeses se pare, Deko, shfrytezon me se miri nje aksion rokambolesk te te tijve dhe shtyn topin pas shpine te Peter Cehut. Aksioni me kombinime qe solli golin e pare mes Ronaldos dhe Nunjo Gomeshit, ishte nje veper arti. Cekia nuk pajtohet dhe perfiton nga nje hutim i mbrojtjes portugeze per te rrezikuar. Jankulovski gjen kohen per te gjuajtur, por topi devijohet vetem ne castin e fundit. Serish mbrojtesi i Milanit i hap telashe portierit Rikardo, qe pret mrekullisht nje goditje denimi. Aksioni i trete i rrezikshem eshte edhe goli i barazimit. Minuta e 17-te dhe Sionko i merr kohen Petit dhe me koke mposht Rikardon, 1-1. Koha e mbetur nga pjesa e pare rezervon nje pergjigje-kunderpergjigje te gjate mes Cekise dhe Portugalise, por gjithcka mbyllet ne barazim 1-1. Ne pjesen e dyte, Portugalia e kerkon me shume fitoren, edhe pse Barosh pati rastin e pare te arte te kesaj pjese. Megjithate, ne minuten e 63-te vjen dhe avantazhi luzitan. Deko jep nje pasim te arte per Ronaldon, e djathta e te cilit nuk i le asnje shans Peter Cehut per te reaguar, Portugalia udheheq 2-1. Cekia kerkon te reagoje dhe humbet dy mundesi te mira. Serish Milan Barosh nuk koordinohet mire ne asistin e dhene nga Plasil, ndersa pak perpara golit te trete te Portugalise, eshte serish Sionko qe kerkon te shenoje me koke, por kesaj here Rikardo nuk mashtrohet dhe grushton ne kendore. Me pas, Kristiano Ronaldo ben altruistin, duke i dhene mundesi Kuarezmes te shenoje golin e sigurise me porten e boshatisur.
Ceki-Portugali 1-3
Shenues: Sionko 17'/ Deko, 8', K.Ronaldo 63', Kuarezma 90'+1
Cekia: Ceh, Grigera, Ujfalushi, Rozenhal, Jankulovski, Galashek (Koler 73'), Shionko, Matejovski (Vlcek 68'), Polak, Plasil (Jarolim 85'), Barosh
Trajner: Karol Brukner
Portugalia: Rikardo, Bosingua, Pepe, Karvalho, Ferreira, Petit, Mutinjo (Meira 75'), K.Ronaldo, Deko, Simao (Kuarezma 80'), Nunjo Gomesh (Almeida 79')
Trajner: Felipe Skolari
Gjyqtar: Kiros Vasaras (Greqi)
Kartone te verdhe: Polak, Bosingua
Ceki-Portugali 1-3
Shenues: Sionko 17'/ Deko, 8', K.Ronaldo 63', Kuarezma 90'+1
Cekia: Ceh, Grigera, Ujfalushi, Rozenhal, Jankulovski, Galashek (Koler 73'), Shionko, Matejovski (Vlcek 68'), Polak, Plasil (Jarolim 85'), Barosh
Trajner: Karol Brukner
Portugalia: Rikardo, Bosingua, Pepe, Karvalho, Ferreira, Petit, Mutinjo (Meira 75'), K.Ronaldo, Deko, Simao (Kuarezma 80'), Nunjo Gomesh (Almeida 79')
Trajner: Felipe Skolari
Gjyqtar: Kiros Vasaras (Greqi)
Kartone te verdhe: Polak, Bosingua