E Shtunë, 31 Tetor 2026

Budva pushtohet nga Ansambli Artistik "Durresi"

Ansambli Artistik Popullor "Durresi" ka perfaqesuar ditet e fundit, per te dyten here radhazi, vendin tone ne edicionin e peste te Festivalit Nderkombetar te Valleve Popullore, qe u zhvillua nga 6-9 qershor ne Budva (Mali i Zi). Ne festivalin e zhvilluar ne qytetin turistik malazez moren pjese 8 ansamble popullore nga Mali i Zi, Ukraina, Serbia, Maqedonia, Bullgaria, Kroacia, Bosnje-Hercegovina dhe Shqiperia". Ansambli "Durresi", i drejtuar nga koreografi Arian Plaku, u prezantua me 6 valle nga disa treva te vendit tone. Spektatoret e shumte ne sheshin qendror te Budvas duartrokiten gjate interpretimin e 10 cifteve te valltareve, te cilet percollen artistikisht emocionet e valleve me motive nga Kosova, nga Shqiperia e Mesme, si dhe vallen gorarce. Vajzat valltare nga Durresi interpretuan gjithashtu vallen me motive te Tropojes. "Feste te madhe ka sot Shqiperia" u perzgjodh nga organizatoret e ketij festivali, si vallja qe mbylli mbremjen e fundit te edicionit te peste te kesaj veprimtarie nderkombetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›