Thaci-Rasmusen: Vendosmëri për shmangien e incidenteve në veri
PRISHTINE - Kreu i ekzekutivit kosovar Hashim Thaçi dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen, kanë rënë dakord se duhet vendosmëri dhe angazhim për të shmangur incidentet ndëretnike në veriun e vendit.
Përmes një komunikate për media, qeveria e Kosovës bëri të ditur se kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen.
“Gjatë bisedës me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Thaçi ka shprehur edhe njëherë vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt, si dhe shmangien e incidenteve ndëretnike në veri të Kosovës”,- thuhet në njoftim.
Ndërkohë, mësohet se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka shprehur mbështetjen e NATO-s për angazhimet e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, me theks të veçantë në pjesën veriore të Kosovës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)