Zgjedhjet serbe në Kosovë, arrihet marrveshja me OSBE- në
Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë do të monitorohen nga OSBE- ja, pasi sot është zyrtarizuar marrveshja.
Sipas një njoftimi për shtyp, kreu i OSBE-së, njëherësh zëvendëskryeministër i Irlandës, Imon Gilmor ka mirëpritur këtë marrëveshje, dhe ka deklaruar se zgjedhjet duhet të kenë një qasje positive.
Mirëpres marrëveshjen që është arritur sot sa i përket rolit lehtësues të misionit të OSBE-së në Kosovë për (organizimin) e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë. Në ditët e fundit, unë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me palët e përfshira, së bashku sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zanier, për t`i inkurajuar ata që të ndërmarrin një qasje pozitive, ka thënë Gilmor.
Më tej ai është shprehur se është thelbësore që zgjedhjet të mbahen sipas marrëveshjes së arritur dhe duke respektuar plotësisht rolin e OSBE-së, pasi në të kundër monitoruesit do të tërhiqen.
Sekretari i përgjithshëm i OSBE-s,ë Lamberto Zanier tha se tashmë OSBE ka nisur përgatitjet për organizimin e qendrave të votimit për t`iu mundësuar votuesve në Kosovë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në këto zgjedhje.
I bëj thirrje të gjithëve që të përmbahen nga provokimet dhe të lejojnë që votimi të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore,- ka thënë Zanier.
Autoritetet kosovare kanë lënë të kuptohet se duke marrë për bazë parimin e dyshtetësisë, serbët e Kosovës mund të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, por jo edhe për ato lokale, të cilat politikanët serbë të veriut këmbëngulin që t`i mbajnë.