E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, policia rrethon vrasësin serial

Francezi 24-vjeçar nga toluza ka thënë se i përket grupit terrorist Al-Kaeda, tha ministri i Brendshëm Claude Gueant.

Policia aktualisht po negocion me personin, i cili tha se ka vepruar në shenjë “hakmarrjeje kundrejt vrasjes së fëmijëve palestinezë” dhe operacioneve të ushtrisë franceze jashtë vendit.

Dy oficerë policie janë plagosur në zjarr-shkëmbim gjatë operacionit për arrestimit e të dyshuarit për vrasje ndërkohë që “BBC” raporton se në pranga është vënë edhe vëllai i të kërkuarit.

Në vendngjarje është sjellë edhe nëna algjeriane e të kërkuarit, tha Gueant, porse ajo ka refuzua të përfshihet pasi thotë se ka pak ndikim mbi të birin.

Ministri francez i Punëve të Brendshme tha se i dyshuari ka bërë shumë vizita në Afganistan dhe Pakistan.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-03-21 09:32
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›