E Diel, 1 Nëntor 2026

Sërish incidente në Maqedoni, goditen me gurë 2 vajza shqiptare

KUMANOVE - Një tjetër incident me natyrë etnike është shënuar në Maqedoni. Dy vajza shqiptare nga Kumanova janë plagosur dhe po trajtohen në spital, pasi një grup personash ka goditur me gurë autobusin me të cilin ato po ktheheshin nga shkolla në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ludobrag të Kumanovës, kur pas orës 19.30 tre persona të panjohur kanë gjuajtur me gurë në drejtim të autobusit.

Dy vajzat e lënduara janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Shëndetësore të Kumanovës. Mjekët konfirmojnë se ato janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimin për ngjarjen.

Pak ditë më parë, 15 nxënës shqiptarë u plagosën rëndë, pas një sulmi nga persona të maskuar në një autobus. Policia bëri të mundur arrestimin e 7 personave të dyshuar si autorë të ngjarjes së rëndë, që u dënua nga autoritetet maqedonase dhe ato shqiptare.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›