E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romni triumfon edhe në Illinois

Pas pothuajse të gjitha votave të numëruara, Mit Romni rezulton që ka fituar 47% të votave kundrejt 35% që ka fituar Rik Santorum.

Ndërkohë që Ron Paul mori 9% të votave dhe Gindrich 8%. Asnjëri prej tyre nuk u përfshi seriozisht në fushatën e këtij shteti.

“Unë po kandidoj për President pasi ka eksperiencën dhe vizionin e duhur për ta nxjerrë vendin nga rrëmuja”, tha Romni, teksa fitorja e tij në këtë shtet bëhej e qartë.

Illinoisi dërgon 54 delegatë në konventën republikane, dhe Romni shpreson të mbajë vrullin. Megjithatë, delegatët e Illinoisit nuk përcaktohen nga votimi në të gjithë shtetin. Kandidatë individual listohen në të gjithë 18 distriktet e shtetit dhe identifikohen me kandidatin të cilin mbështesin.

Deri më tani Romni ka siguruar 563 delegatë për në konventën Republikane që do të mbahet në gusht, Santorum 263 kandidatë, Gingrich 135 dhe Paul 50 kandidatë. Për të fituar të drejtën për t’u bërë rivali i Obamës në zgjedhjet e nëntorit, një kandidati republikan i duhet të sigurojë mbështetjen e 1444 delegatëve.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-03-21 09:59
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›