Rama takohet me zv/sekretarin e Shtetit të SHBA-ve
Duke dalë nga takimi lideri i opozitës Rama u shpreh se ishte një takim gjatë të cilit u diskutuan shumë çështje, që kanë të bëjnë me demokratizimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Kryetari i Partisë Socialiste Rama vlerësoi se ishte një takim shumë miqësor. Ky takim u zhvillua me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
“Ishte një takim shumë pozitiv, me energji shumë pozitive, me shumë çështje për të diskutuar në mënyrën më të hapur dhe në mënyrën më miqësore. Dhe ishte një tjetër gur i rëndësishëm në murin e miqësisë, të bashkëpunimit, të komunikimit intensiv për të çuar përpara të gjitha proceset që kanë të bëjnë me integrimin evropian të Shqipërisë; që kanë të bëjnë me demokratizimin e mëtejshëm të vendit; që kanë të bëjnë me rolin e Shqipërisë në rajon; dhe që kanë të bëjnë në fund të fundit me Shqipërinë që duam si aleate të SHBA-ve, por dhe si një vend që duhet të mishërojë vlerat që mishëron aleati ynë më i madh”, ka deklaruar Rama.
Axhenda e Kryetarit Rama ka vazhduar me takime në Kongresin Amerikan siç shkruan vetë lideri i opozitës në faqen zyrtare “pas një takimi të shkëlqyer në Departamentin e Shtetit”./Start/
2012-03-21 09:56