France protesta masive kunder reformave
Por numri i pjesemarresve ne proteste eshte kthyer ne nje ceshtje mbi te cilen jane zhvilluar debate te egra.
Sindikatat franceze shpresonin te mblidhnin me shume mbeshtetes se ne protesten e 7 shtatorit duke paraqitur nje numer te rritur por qeveria tha se pjesemarresit ishin me te pakte se dy jave me pare.
Gjithsej ishin programuar mbi 230 demonstrata te shoqeruara me nderprerjen e sherbimeve te transportit ajror dhe hekurudhor.
Reforma e pensioneve ne France qe ngre moshen nga 60 ne 62 ka kaluar ne dhomen e ulet te Parlamentit nderkohe qe me 5 tetor do te diskutohet ne Senat ku pritet te kaloje me lehtesi.
Presidenti Sarkozi ka deklaruar se reforma eshte e nevojshme per te ndalur deficitin buxhetor te Frances dhe per te luftuar plakjen e popullsise.