E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup: 100 artistë me 100 piktura

Me rastin e shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar dhe të Ditës së Flamurit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup hapi të martën mbrëma ekspozitën e emërtuar "100 autorë të Maqedonisë: 100 Vepra për 100 Vjet Shtetësi të Republikës së Shqipërisë", dhe me nëntitull "Maqedonia, Unitet i Shkëlqyer i Dallimeve". Si pjesë e ekspozitës, u hap edhe konferenca shkencore me të njëjtin emër.

Ekspozita u hapë në Galerinë Kombëtare Hamami i Daut Pashës, që ndodhet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ndërkaq hapjen solemne të saj e bëri ambasadori shqiptar në Maqedoni, Arben Çejku.

Ndryshe, në këtë ngjarje, që është pjesë e aktiviteteve të shumta për shënimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, prezent ishin edhe shumë personalitete institucionale dhe publike në Maqedoni, përfshirë edhe përfaqësues të korit diplomatik dhe qytetarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›