E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në luftë për pikturën e Monet

Më shumë se 70 vjet pasi u plaçkit nga nazistët, piktura e humbur e Monet, e cila përshkruan pragjet e kaltra të lumit Creuse River, i ka vënë përballë njëra tjetrës dy prej familjeve më të pasura dhe më të spikatura në Francë.

Ginette Heilbronn Moulin, 85-vjeçare, drejtoreshë e zinxhirit të magazinave industriale të ‘Galeries Lafayette’, është duke e gjurmuar pohimin se familja Wildenstein, një dinasti ndërkombëtare e tregtarëve francezë të artit, është duke mbajtur të fshehtë informatat rreth veprës së vjedhur. Piktura, e cila i takonte familjes Heilbronn, u zhduk në vitin 1941 pas një bastisjeje nga Gestapo në kuben e depozituar të familjes.

Verën e kaluar, pasi Moulin depozitoi një ankesë kundër familjes Wildenstein, autoritetet franceze urdhëruan një investigim paraprak. Një ekip kundër trafikimit të artit është duke analizuar dokumentet e Luftës së Dytë Botërore për të gjetur gjurmët e veprës “Torrent de la Creuse,” studimi i Monet i vitit 1889 i bashkërrjedhjes se lumenjve Creuse dhe Creuse Rivers.

“Nuk është çështja e çmimit të pikturës”, tha Moulin në një intervistë për New York Times. “Është çështja e fitores ndaj gjermanëve”, shtoi ajo.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›