Zbulohet muri i Mjedës

Punimet në restaurimin e kishës së fshatit Kukël, ku dikur Ndre Mjeda shërbeu si prift, kanë rezultuar me një zbulim interesant. Nga gërmimet e bëra në pjesën e pasme të kishës, në sipërfaqe ka dalë muri i plotë i saj.
Prifti i kishës në Kukël, Dom Nikë Ukgjini, zbulimin e cilëson si shumë të rëndësishëm, ngase këtij objekti pritet t'i jepet statusi i monumentit të kulturës.
"Është bërë një fazë e restaurimit të fasadës dhe çatisë... Gjatë kësaj periudhe në sipërfaqe kanë dalë edhe disa rrënoja. Duken qartë bazamentet e mureve rrethuese, që janë mure me vlera të punuar nga guri i gdhendur", thekson arkitekti Zef Çuni. Supozohet se kisha dhe objektet përcjellëse u ndërtuan nga vetë Ndre Mjeda, diku rreth vitit 1918.
Së këndejmi, vlerën kulturore të këtij zbulimi sigurisht që ia shtohet edhe ku fakt, ngase i tërë muri dihet se është punuar nga vetë Ndre Mjeda, i cili ishte edhe projektues i komplet objektit të kultit në Kukël.