E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfrontim mes forcave indiane dhe rrëmbyesit

Forcat indiane të sigurisë hynë me helikopter në hotelet e rrëmbyera
Forcat indiane të sigurisë, në një përplasje të re me personat e armatosur që kanë mbetur gjallë, pasi kryen sulmet shkatërruese në Mumbai, kanë ndërhyrë në një nga ndërtesat e marra, pikërisht në qëndrën hebraike të qytetit.Trupat u dërguan nga një helikopter në këtë ndërtese, ku një numër personash thuhet se gjënden aty ose janë marrë pengje.
Të shtëna zjarri janë dëgjuar më pas, por nuk ka tregues të qartë për rezultatin e sulmit të këtyre forcave.Më shumë se 24 orë pas sulmeve të para, forcat indiane ende nuk kanë spastruar dy hotelet lluksoze në qytet edhe pse kanë liruar 39 vetë nga një prej hoteleve.Më herët, Flota indiane ndaloi dy anije tregëtare pakistaneze të dyshuara se kanë qënë të përfshira në këto sulme. Ato u ndaluan në ujrat detare në veri të qytetit.
Mendohet se personat e armatosur të cilët sulmuan Mumbain, duke vrarë më shumë se 120 vetë mbritën në breg me skafe, pasi kishin zbarkuar nga një anije e madhe. Kryeministri indian, Manmohan Sing, tha se sulmet ishin kryer nga një grup me qëndër jashtë Indisë një formulim që India e përdor shpesh për të akuzuar Pakistanin. Ambasadori pakistanez në Shtetet e Bashkuara i tha BBC se vendi i tij kishte vuajtur po aq shumë nga terrorizmi sa edhe India.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›