Francë, rritet bilanci i viktimave nga moti i keq
Përkeqësohet edhe më tej bilanci i viktimave si pasojë e motit të keq me shira dhe stuhi që ka përfshirë pjesën jugore të Francës.
Autoritetet franceze njoftojnë se numri i viktimave shkoi në 25, ndërkohë që 13 persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
Situata mbetet tepër kritike në rajonin e Del Varit, ku mijëra persona janë bllokuar nga vërshimi i ujërave, kanë mbetur pa energji elektrike, pa ujë të pijshëm dhe pa rrjet telefonik.
Katastrofa që ka përfshirë zonat jugore, ka ndezur debatin në vend mbi gatishmërinë e autoriteteve dhe popullsisë franceze për të përballuar gjendje të tilla emergjente.