E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev: SHBA-ja të punojë me Rusinë lidhur me Iranin

Presidenti rus, Dmitri Medvedev, ka deklaruar se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të "veprojnë kolektivisht", për ta bindur Iranin, që t'u kthehet bisedimeve ndërkombëtare për programin e tij bërthamor.

Në një intervistë për të përditshmen "Wall Street Journal", presidenti Medvedev është ankuar për sanksionet shtesë të imponuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, vetëm pak kohë pasi Rusia i kishte mbështetur sanksionet e reja të Kombeve të Bashkuara.

Dimitri Medvedev tha se Shtetet e Bashkuara nuk humbin asgjë duke e imponuar raundin e katërt të sanksioneve, pasi nuk kanë lidhje me Iranin, siç kanë Rusia dhe Kina.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›