E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Të fillojnë negociatat për anëtarësimin e Islandës

Propozimi është pranuar më pak se një vit pasi Rejkjaviku zyrtarisht kërkoi të jetë anëtar i unionit.

Me këtë vendim, Islanda mund të bëhet anëtarja e 29-të e Bashkimit Evropian, pas Kroacisë, që do të duhet t'i bashkohet BE-së vitin e ardhshëm ose në fillim të vitit 2012.

Liderët e BE-së përshëndetën kandidaturën e Rejkjavikut në një projektrezolutë, dhe theksuan se Islanda i përmbush kriteret politike, të formuluara nga Këshilli Evropian në Kopenhagë në vitin 1993.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›