E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotja nga nafta, shefi i "BP" kërkon falje

Shefi ekzekutiv i kompanisë "British Petroleum", Tony Hayward u përball dje me kritika të ashpra nga anëtarë të një komisioni të Kongresit Amerikan. Sipas antarëve të komisionit të korporata e tij ka një të kaluar të karakterizuar nga ndërmarrja e hapave të rrezikshëm, shkurtimi i kostos dhe vënia e përfitimeve përpara sigurisë, hapa këto që ka mundësi të kenë kontribuar në shpërthimin e platformës së shpimit të naftës, pronë e kompanisë Deepëater Horizon, në Gjirin e Meksikës. Në fjalën e tij Hayward shprehu keqardhje të thellë për këtë katastrofë, por ai tha se është tepër herët të arrihet në përfundime rreth shkaqeve të shpërthimit të 20 prillit.
"Jam mëse i vetëdijshëm rreth seriozitetit të situatës. Kjo është një tragjedi. Dua t'i flas direkt popullit, që jeton dhe punon në rajonin e Gjirit të Meksikës. E di fare mirë që ky incident ka pasur një ndikim të madh në jetën tuaj dhe ka shkaktuar probleme shumë të mëdha dhe për këtë më vjen shumë keq. Gjithashtu më vjen shumë kq për ndikimin që ka pasur rrjedhja e naftës tek mjedisi" theksoi Hayward.
Disa ligjvënës amerikanë sugjeruan që zoti Hayward duhet të japë dorëheqjen, por jo të gjithë ligjvënësit i çuan në atë ekstrem kritikat e tyre. Anëtari demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, John Dingell nga shteti i Michiganit vuri në dukje se zoti Hayward kishte pasur një rritje rroge prej 41 për qind vitin e kaluar, ndërkohë që përfitimet e kompanisë "British Petroleum" pësuan rënie, madje ai ngriti pyetjen se çfarë lloj ngritje rroge do të merrte zoti Hayward këtë vit pas katastrofës së naftës në Gjirin e Meksikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›