France shpallet qeveria e re
Pak orë pas zyrtarizimit të tij në postin e Kryeministrit të vendit Zhan Mark Ajro ka shpallur dhe përbërjen e qeverisë së re. Laurent Fabius, emërohet në postin e ministrit të Jashtme, shefi i fushatës së hollande Pierre Moscovici, merr postin e ministrit të Ekonomisë dhe Financës. Po ashtu Vincent Peillon është ministri i ri i edukimit, Michel Sapin në ministrinë e punës. Cecile Duflot është emëruar ministër i Shpërndarjes së Territoreve dhe Strehimit dhe Nicole Bricq ministër i Ekologjisë. Në krye të Ministrisë së Kulturës është emëruar Aurelie Filippetti, ndërsa postin e ministrit të Brendshëm e ka zënë Manuel Valls.
Më herët kryeministri i ri i Francës, Jean Marc Ajro ka marrë zyrtarisht detyrën nga paraardhësi i tij, Fransua Fijo.
Ayro u betua ditën e mërkurë si kryeministri i ri i Francës, një ditë pasi Hollande mori zyrtarisht detyrën e tij si president.
Ayrault, një aleat i vjetër i Hollande, mori çelësat e zyrës në pallatin Matigon nga kryeministri në largim, që e mirëpriti me një ceremoni të thjeshtë zyrtare.
Nga ana e tij, shtypi francez është fokusuar në faktin se liderja e Partisë Socialiste, Martine Aubry, ka refuzuar të bëhet pjesë e kabinetit.
Aubry konsideron si të vetmen detyrë të përshtatshme për të atë të kryeministres.
61-vjeçarja konsiderohej si rivalja kryesore e kryeministrit të ri, ndërsa kryesocialistja sfidoi edhe Hollande në luftën brenda partisë për të fituar emërimin si kandidat për president.