Francë, sulmuesi i hebrenjve ka filmuar krimin!
FRANCË- Ministri i Brendshëm i Francës, Klaud Gueant deklaroi sot se i dyshuari për të shtënat ndaj tre fëmijëve dhe një të rrituri në shkollën hebraike të Francës, mund ta ketë filmuar krimin. Ai ka cituar dëshmitarët të kenë thënë se personi i armatosur ka mbajtur një kamerë përreth qafës gjatë sulmit në Tuluz.
“Të gjithë dëshmitarët kanë thënë se ai ka qenë shumë i ftohtë, i vendosur... Fakti se ka filmuar aktin e tij për ta parë atë sërish ose për ta transmetuar, i konfirmon këto ndjenja”, ka thënë Gueant për Reuters.
Më 19 mars të paktën 4 persona mbetën të vdekur pas të shtënave me armë para godinës së shkollës në Toluzë të Francës. Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi, ka vënë rajonin jugperëndimor të vendit nën alarm të nivelit të lartë terrorist, pas sulmeve të së hënës në shkollën hebraike.
(el.me/BalkanWeb)