E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen autoret e vrasjes ne Fier

Dy persona janë shpallur në kërkim si autorët e dyshuar të vrasjes se 35 vjecarit Dhimiter Gjika, mbrëmjen së hënës në qytetin e Fierit. Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e plotë të personave të dyshuar për vrasjen, por ka treguar vetëm inicialet e tyre, K.K dhe D.K
Mbrëmjen e së hënës 35 vjecari Dhimiter Gjika u qëllua me katër plumba në lagjen ''29 nëntori'' të qytetit të Fierit. Mësohet se 35 vjeçari është nga Saranda me banim në Fier dhe paraprakisht policia flet për një divorc të tijin ku dhe dyshohet të jete shkaku kryesor i kësaj vrasje. Të njëjtat burime treguan se viktima është qëlluar me armë zjarri pistoletë nga një automjet i paidentifikuar. Dëshmitarë të ngjarjes kanë thënë se viktima ka qenë duke ecur në trotuar kur një person brenda një automjeti ka qëlluar katër herë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend. Policia ka nisur veprimet e para hetimore ndërsa nuk dihen motivet e vrasjes së 35 vjeçarit dhe rrethanat e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›