Moska thirrje Sirise per armepushim dy oresh
Rusia përkrahu Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për vendosjen e një armëpushimi të përditshëm prej dy-orësh në Siri, për qëllime humanitare.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme Ruse i kërkoi trupave qeveritare dhe grupeve të armatosura që sulmojnë qeverinë që të ndërpresin dhunën pa vonesë. Thirrja e qeverisë ruse për armpushim erdhi disa orë pasi përleshje të dhunshme mes forcave qeveritare dhe atyre rebele u regjistruan në kryeqytetin Damask .
Rusia ka vendosur dy herë veto kundër rezolutave kundër Sirisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke bllokuar nismat ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje për konfliktin.
Së bashku me Kinën, Rusia është superfuqia tjetër që mbështet regjimin, e konsideruar një aleat kyç në botën arabe. Ndërkohë që numri i sirianëve që i janë larguar vendit të tyre të përfshirë nga dhuna, përmes Turqisë ka kaluar numrin e 16 mijë personave. Lajmin e kanë konfirmuar autoritetet e Ankarasë. Në një konferencë shtypi, ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu tha se rritja e numrit të refugjatëve sirianë përbën shqetësim. Ata janë strehuar në kampe në tre qytete të ndryshme përgjatë kufirit turko-sirian. Dhuna dhe gjakderdhjet në vend kanë detyruar mijëra banorë të braktisin shtëpite e tyre. Që prej fillimit të revoltave një vite më parë më shumë se 8 mijë persona kanë humbur jetën.