E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, vrau vëllain, 13-vjecari rrezikon dënim me vdekje

FLORIDA-Një rast ku vrasësi është një fëmijë po bën bujë në SHBA e mbarë botën. Christian Fernandez, 13 vjec është akuzuar për vrasjen e vëllait të tij. Vitin e kaluar djaloshi duke u zënë me vëllain e tij të vogël 2 vjec e shtyu atë me forcë tek libraria e shtëpisë duke i shkaktuar vdekjen.
I mituri tani do të gjykohet nga një Gjykatë në Florida dhe mendohet se do të jetë qytetari i parë amerikan që do të dënohet me vdekje apo me burgim të përjetshëm.
Ndërkohë një sërë protestash kanë shpërthyer në mbarë SHBA që kundërshtojnë procesin ndaj minorenit. Sipas protestuesve është e padrejtë që një fëmijë i vogël të gjykohet si një i rritur.

Madje mësohet se i vogli ka pësuar një sërë abuzimesh e keqtrajtimesh nga familja e tij. Nëna e fëmijëve ditën e aksidentit në shtëpi, priti disa orë para se të dërgonte fëmijën e plagosur në spital. 

Avokati i të miturit deklaroi se para kohësh se i kishin ofruar të negocionte mundësinë e dënimit me vdekje më pas atë me burgim të përjetshëm, por ai refuzoi secilën prej tyre. Ai beson tek pafajësia e fëmijës dhe pretendon se gjykimi në një gjykatë të miturish do i jepte mundësinë të voglit Fernandez të përftitojë një dënim prej 36 muajsh.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›