Francë, varëset me perla kanë rënë nga qielli, u krijuan nga meteoritet
PARIS- "Objektet më të vjetra prej hekuri të zbuluara ndonjëherë, si varëse me perla të gjetura në një varr egjiptian 5 000-vjeçar, janë krijuar nga meteoritet", deklaruan sot arkeologët.
Një analizë e detajuar e perlave, të zbuluara në vitin 1911 nga arkeologët britanikë në Egjipt, në rajonin El-Gerzeh, tregoi se ato janë formuar prej hekurit meteorik dhe jo nga minerale të Tokës.
Këto nëntë perla të vogla janë zbuluar në varre, që datojnë rreth 3 200 vjet para erës sonë dhe ishin të vendosura në varëse bashkë me gurë të tjerë të çmuar si ari, lazuli, lapis, agata etj.
Gurët e çmuar aktualisht ruhen në Muzeun Petrie të University College London (UCL).
Shkencëtarët kanë bërë ekzaminimin e perlave duke i bombarduar me neutrone për të deshifruar stukturën atomike të secilit prej përbërësve metalikë.
"Ata zbuluan një përmbajtje të lartë të nikelit, fosforit, kobaltit si dhe germaniumit, që është i pranishëm vetëm si gjurmë tek elementi hekur në Tokë. Metali i përdorur për prodhimin e perlave është krijuar në hapësirë, para mbërritjes në Tokë nëpërmjet një meteori", theksojnë studiuesit në një studim të publikuar në revistën "Journal of Archaeological Science".
(e.m/BalkanWeb)