Gjykata në SHBA: Agjencia e Sigurisë Kombëtare mblodhi e-mail kundra ligjit
Një sistem mbikëqyrës i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) kishte mbledhur në mënyrë jo të ligjshme mijëra e-mail të qytetarëve të thjeshtë amerikanë, të cilët nuk janë të përfshirë në terrorizëm. Sipas dokumenteve sekrete të publikuara nga Gjykata e Vëzhgimit e Inteligjencës së Jashtme, bën të ditur se rreth 56 mijë komunikime janë mbledhur çdo vit në periudhën 2008-2011.
Zyrtarët thanë se publikimi i dokumenteve është bërë për të treguar se si agjencia NSA ishte e gatshme t’i identifikonte dhe t’i rregullonte problemet teknike, të cilat kanë çuar në grumbullimin e paqëllimshëm të e-mail të shtetasve amerikanë, pa pasur lejen e nevojshme. Gjithashtu, sipas zyrtarëve, pasi ishte zbuluar që email-et ishin marrë ilegalisht, ato u shkatërruan.
Argumentat kundër, lidhur me programet e vëzhgimit sekret të Shteteve të Bashkuara, janë shtuar gjatë muajve të fundit pas zbulimeve nga ish-kontraktori i Inteligjencës amerikane, Edward Snowden.
(e.m/j.knezi/BalkanWeb)