E Shtunë, 31 Tetor 2026

France vriten tri gra kurde

Tri gra kurde vriten me armë zjarri në Paris, raportojnë mediat franceze që citojnë burime policore.

Një nga gratë thuhet se është bashkëthemeluesja e lëvizjes separatiste kurde PKK. Trupat janë gjetur në afërsi të Institutit Kurd në kryeqytetin francez.

Ende nuk është i qartë motivi i kësaj vrasjeje të trefishtë, që ndodh në një kohë kur Turqia ka nisur bisedimet me liderin rebel kurd Abdullah Ocalan, në përpjekje për ta bindur organizaten separatiste te ule armet.

Oçalan, ndonëse i burgosur, vazhdon të ketë një ndikim të rëndësishëm në organizatën seperatiste që ai vetë krijoi dhe që konsiderohet si një grupim terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›