Sarkozy nen hetim per vdekjen e 11 inxhiniereve franceze ne Pakistan
Ish presidenti francez Nikolas Sarkozi do të hetohet lidhur me akuzat për shkelje të sekreteve në çështjen Karaci, raporton agjencia e lajmeve AFP. Tre prokurorë kanë nisur hetimet paraprake për çështjen në fjalë.
Zyra e tij thotë se në 2011 emri i tij nuk ishte në asnjë prej dokumentave të kësaj çështjeje.
Hetimet kanë të bëjnë me vdekjen e 11 inxhinierëve francezë në një shpërthim në Pakistan në 2002.
Sarkozy ishte denoncuar me parë nga familjarët e viktimave.
Pas përfundimit të mandatit presidendial dhe skadimit të imunitetit mbi Sarkozy nisën dhe hetimet për korrupsion.
Ka akuza se trashëgimtarja e gjigandit të kozmetikes L'Oreal dhe gruaja më e pasur e Francës ka kontribuar në mënyre ilegale me dy pagesa prej 400 mijë euro secila në fushatën presidenciale të Sarkozi në vitin 2007. Shuma e parave u zbulua në dy llogari zvicerane dhe njëra është tërhequr personalisht nga Sarkozy në Paris. Dyshohet se Sarkozi i premtoi asaj ulje të taksave sapo të vinte në pushtet.
Nga ana tjetër, ka pretendime se Sarkozy mund të ketë marrë miliona euro në fonde ilegale nga ish-lideri i Libisë, Muammar Gaddafi.