E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franceska-Liam thashetheme-Franci Ky eshte realiteti shqiptar ne duhet te ndryshojme dicka

Franceska dhe Liami dalin ne zonen prane pishines dhe fillojne te bejne thashetheme per sjelljen e banoreve dhe situatat e fundit te krijuara ne shtepi. ata komentojne debatin e cigareve qe degjeneroi ne nje zenke te forte mes Arbrit dhe Ermalit. Per kete Franceska thote se ajo nuk priste qe te ndodhte nje gje e tille sepse ajo gjithmone u ka dhene cigare te tjereve dhe skishin pse tia merrnin fshehurazi. Me pas ata flasin edhe per Erionin i cili nxiti situaten e ushqimeve dhe buxhetit.
Ata komentojne edhe situaten e Erionit me Klaudjen. Franceska thote se ajo erdhi te shtunen per te rregulluar imazhin e saj pasi doli ne nje menyre te gabuar nga BB ndersa Liami flet per Erionin te cilin nuk e vlereson per sjelljen e tij.

Franceska thote une Erionin e kam xhan e kam afer por nuk eshte per kete loje ia kam thene edhe atij. Ata flasin per situatat e krijuara ne shtepi dhe te dy thone se debatet e tyre te fundit kane qene te kota dhe pa arsye te forta. Franceska thote se situatat qe nga fjalori jo i pershtatshem deri tek zenkat e banoreve jane bere te merzitshme. Jam dakord qe ky eshte realiteti shqiptar edhe jashte por ne nuk duhet te harrojme se ne jemi ketu per ta ndryshuar kete realitet per ti dhene nje shembull ndryshe qe te permiresojme dicka thote Franceska dhe Liami mbeshtet mendimin e saj.

Franceska merr si shembull Liamin i cili eshte nje nder banoret qe fillimisht fliste me fjale banale por qe tashme eshte bere disi me i rezervuar ndersa disa nga banoret e tjere kane bere te kunderten.
Me pas ata komentojne edhe lojen e banoreve te tjere. Franceska thote se nuk i ka pelqyer marredhenia e Gerit me Tani te cilet ia kane permendur njeri-tjetrit edhe jeten qe kane jashte. Ndersa per Genten Franceska thote se edhe ajo po ben nje loje por Liami e mohon. Franceska thote se Genta po sillet si nje vajze fshati si e paditur ne nje kohe qe ajo ka disa vite qe jeton ne qytet dhe qe ka mbaruar nje shkolle te larte. Franceska thote se Genta po shtiret si e varfer ne nje kohe nuk eshte fare dhe Liami i thote se ai e ka vertetuar qe Genta nuk eshte thjeshte nje vajze e varfer nga fshati.

Keshtu per nje kohe te gjate ata te dy bejne thashetheme per banoret e tjere duke permendur pothuajse te gjithe banoret duke dhene opinionet e tyre per lojen dhe menyren se si po perpiqen ata qe te bejne strategjite e tyre per te fituar ne BB5.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›