E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franceska e Lori thashetheme Graciano Gerta na quajti te trashe

Lorena dhe Franceska vazhdojne qe te bejne thashetheme me njera-tjetren per minuta te tera. Ato fillojne qe te flasin per banoret e rinj dhe per sjelljen qe mund te kene ndaj tyre. Franceska mendon se te tre banoret rinj nuk jane lojtare shume te mire se nese do te ishin duhet te kishin hyre fuqishem dhe te kishin nje plan qe do ta vinin ne zbatim. Ato mendojne se nuk duhet qe tu japin rendesi banoreve te rinj per te mos i vendosur ata ne qender te vemendjes. Te dyja vajzat paragjykojne Gerten duke thene se rri gjate gjithe kohes me taka per te rene ne sy tek banoret. Franceska mendon se banoret e rinj nuk duan qe te rrine afer te gjitheve por kane zgjedhur nga nje banor me te cilet shoqerohen me teper.

Vajzat flasin per nominimet e kesaj jave ku Franceska thote me siguri se eshte Meti ai qe do te dale gjate spektaklit te kesaj te shtune. Lori shpreh dyshime por thote se e ka pare shpesh te merzitur Metin dhe mendon se e ka per shkak te dyshimit qe ka se mund te dale. Edhe Genta kot eshte se nuk po ben asgje shprehet Franceska. Lorena mendon se nje tip si Genta qe ben shaka me te gjithe nuk mund te krijoje armiq por Genta nuk po mban nje linje sipas saj. Franceska do qe Genta te dale nga shtepia ndersa Liami dhe Ermali te jene ne nominim.

Genta Graciano dhe Dritani bisedojne ne tavolinen e ngrenies. Gentiana i pyet djemte per arsyen qe e beri te qante Gerten. Ndersa Graciano tregon se ajo i ka quajtur banoret tjere te trashe. Kete gje e komentojne edhe dy banoret e tjere derisa atje shkon Liami gje qe ben qe banoret ta lene biseden pergjysme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›