E Diel, 1 Nëntor 2026

Igli Tare futet në telashe pas incidentit me Zaraten

Romë- Incidenti i ndodhur mes Igli Tares dhe lojtarit Mauro Zarate nuk është kapërdirë lehtë nga tifozët e skuadrës së Lacios. Tifozët janë të nervozuar për mënyrën sesi u soll drejtori teknik me sulmuesin argjentinas.

Zarate gjatë ndeshjes me Juventusin lëshoi një lum të sharash në drejtim të trajnerit Delio Rosi, pasi ky i fundit e zëvëndësoi. Kjo nuk është kapërdirë lehtë nga Tare, i cili i është drejtuar kërcënueshëm Zarates, madje në disa media thuhet se Tare edhe e ka goditur me shuplake.

Tifozët kanë shkuar më tej duke kërkuar edhe largimin e shqiptarit nga posti drejtues që mban tek skuadra e Lacios.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›