E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francezët, 50% kundër anëtarësimit të Turqisë në BE

Paris - Gjysma e francezëve janë kundër anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian. Këtë konkluzion e nxjerr një sondazh i zhvilluar nga prestigjiozja “Le Parisien”. Megjithatë, numri i të anketuarve pro anëtarësimit të Turqisë është rritur ndjeshëm në krahasim me disa muaj më parë.

Gati 50 për qind e francezëve janë pro anëtarësimit të Turqisë në BE, 35 për qind janë kundër, dhe 15 për qind nuk kanë asnjë lloj qëndrimi ndaj saj. Kundërshtarët më të shumtë Turqia i ka në partinë “Qendra e Re”, pasi 71 për qind e simpatizantëve të saj e kundërshtojnë atë.

Në qershorin e vitit 2005, më shumë se 66 për qind e francezëve ishin kundër Turqisë në Bashkimin Evropian, dhe vetëm 28 për qind e përkrahnin atë. Që prej asaj periudhe ka një rritje prej 7 për qindësh të qëndrimit pro turk.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›