Kartat, zgjedhjet në rrezik
Tiranë -Partia Socialiste ka deklaruar sot se nëse nuk gjendet një zgjidhje për procesin e pajisjes me karta identiteti brenda muajit prill procesi mund të quhet i dështuar.“Jemi përsëri sot këtu për të dhënë alarmin se situata me procesin e pajisjes me letërnjoftime tashmë ka hyrë në fazën më kritike. Kjo për arsyen e thjeshtë, se nëse nuk ndërmerret një ndryshim radikal në lidhje me politikën e pajisjes së shtetasve me letërnjoftime brenda muajit prill, procesi përfundimisht dështon, dhe bashkë me të edhe çdo grimcë legjitimiteti për zgjedhjet”-deklaroi Damian Gjiknuri, nënsekretar i Çështjeve Ligjore në PS.
Sipas tij, rrezikohet seriozisht për procesin e ardhshëm zgjedhor. Kryeministri në vend që të ofrojë zgjidhje të pranueshme për problemin që tashmë vetë e pranon-vijoi Gjiknuri-ofron skema aplikimi që më shumë komplikojnë dhe e ç’orientojnë se sa zgjidhin problemin, duke anashkaluar çështjen themelore.
Gjiknuri tha se nuk është e rastit,që të gjithë partnerët ndërkombëtarë, i kërkojnë njëzëri qeverisë të gjejë zgjidhje për një problem që varet plotësisht prej saj, dhe që mund të cenojë zgjedhjet e lira. Sipas selisë rozë, zgjidhja për këtë çështje duhet të bëhet me masa radikale për adresimin e situatës dhe për një interes të qenësishëm publik, çka do të shpëtonte zgjedhjet e lira.